Takimi i gjashtëmbëdhjetë i Komitetit për stabilizim dhe asociim BE – Maqedonia e Veriut

Maqedonia

Takimi i gjashtëmbëdhjetë i Komitetit për stabilizim dhe asociim BE – Maqedonia e Veriut

Më: 20 qershor 2019 Në ora: 18:15
Ilustrim

Takimi i gjashtëmbëdhjetë i stabilizim dhe asociimit midis Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Bashkimit Evropian u mbajt sot në Bruksel. Takimi, me të cilin kryeson drejtoresha për Ballkanin Perëndimor, Genoveva Ruis Kalvera dhe sekretarja shtetërore në Sekretariatin për Çështje Evropian Kalinka Gaber, u mbajt disa javë pas publikimit të paketës për zgjerim për vitin 2019, transmeton KOHA.

Në paketë, Bashkimi Evropian sërish rekomandoi Këshilli evropian t’i hap negociatat inkuadruese me Maqedoninë e Veriut në bazë të vlerësimit pozitiv për progresin e arritur dhe kushtet e plotësuara të përcaktuara me vendimin e Këshillit nga qershori 2018.

Në takim është konstatuar edhe vendimi i Këshillit të BE-së i 18 qershorit të këtij viti me të cilin theksohet se ai do t’i kthehet kësaj çështje që të sjellë vendim të qartë sa më parë, ndërsa më së voni në tetor 2019.

Komiteti, siç qëndron në kumtesën e Delegacionit të BE-së në Shkup, e shqyrtoi gjendjen lidhur me kriteret politike dhe ekonomike, harmonizimin me të drejtën e BE-së, si edhe implementimin e Marrëveshjes për stabilizim dhe asociim. U përshëndet edhe progresi i arritur në sferat e dhëna në konstatimet e Këshillit prej vitit 2018 dhe të përmbajtura në Planin 3-6-9 dhe Planin 18.

“Komisioni Evropian i inkurajon të gjitha partitë politike dhe faktorët të bashkëpunojnë që të ruhet dhe përforcohet dialogu politik dhe të vazhdojnë rezultatet lidhur me programin e punës së BE-së, duke i përfshirë sferat kyçe si gjyqësia, lufta kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, shërbimet e sigurisë dhe administrata publike, në mënyrë përfshirëse dhe transparente.

Komisioni Evropian theksoi se është e rëndësishme që të ruhet edhe progresi në harmonizimin e legjislaturës kombëtare me të drejtën e BE-së, qëndron në kumtesë.

Njëherësh, thuhet se delegacionet i janë referuar konstatimeve të Këshillit prej 18 qershorit 2019 dhe fuqishëm e mbështesin Marrëveshjen historike të Prespës, si edhe Marrëveshjen për fqinjësi të mirë me Bullgarinë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat