Hoxha: ‘Bombat’ e “El Cheka” nuk ndikojnë te rikonstruimi i Qeverisë

Maqedonia

Hoxha: ‘Bombat’ e “El Cheka” nuk ndikojnë te rikonstruimi i Qeverisë

Më: 20 qershor 2019 Në ora: 20:43
Foto ilustrim

Qeveria nuk i merr seriozisht ‘bombat’ e ‘El Cheka’, ku protagonistë kryesorë janë funksionarë të lartë të BDI-së, duke përfshirë edhe kryetarin e partisë, Ali Ahmeti.

Zëdhënësi i Qeverisë, Muhamed Hoxha nuk tregoi nëse incizimet e publikuar kanë nxitur mosbesim mes partnerëve të koalicionit. Ai kërkoi nga nga autoritetet hetuese që të merren me këtë rast.

“Institucionet që janë kompetent për raste të tilla i ndërmarrin gjitha masat dhe i kanë dhënë qëndrimet e tyre në opinion. Ato nuk ndikojnë në rikonstruimin apo ndryshimet kadrovike në Qeveri, e që pritet të përfundojnë në fund të javës”, tha zëdhënësi i Qeverisë, Muhamed Hoxha.

Prokuroria e Shkupit, pas marrjes së të dhënave nga Sektori për krim kibernetike dhe forenzentikë digjitale pranë MPB-së, dorëzuan rastin në Prokurorinë e Kërçovës. ‘El Cheka’ akuzohet për dy vepra penale, për përgjim dhe lëshim të paautorizuar të bisedimeve telefonike. Nga atje shtojnë se Çikago s’është vendi i vetëm i lëshimit të përgjimeve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat