“Kuadri mjekësor në Maqedoni do të mbahet me paga më të mëdha”

Maqedonia

“Kuadri mjekësor në Maqedoni do të mbahet me paga më të mëdha”

Më: 20 qershor 2019 Në ora: 20:44
Foto ilustrim

Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe me paga më të larta për mjekët specialist do të përpiqet ta mbajnë kuadrin mjekësor. Momentalisht analizojnë dhe përllogarisin se sa para nga buxheti shteti duhet të ndajë që vitin e ardhshëm të përmbushet premtimi për pagë më të madhe.

Derisa autoritetet mjekësore po bëjnë përllogaritjet se si të rrisin pagat e specialistëve, reagojnë mjekët specialistë. Ministri atyre ju premtoi disa premtime dhe ka realizuar vetëm njët, ndërsa për premtimet tjera ende presin.

Për momentin po zhvillohet debat publik për Ligjin e ri për veprimtari mjekësore, dhe mjekët e rinj specialistë e përkrahin. Në këtë ligj nga Oda e mjekëve kanë propozuar paga të jetë sa më i lartë të jetë pozita e mjekut aq më e madhe të jetë paga ndërsa paga maksimale do të jetë 1.600 euro.

Sipas mjekëve specialistë të rinj nëse paga minimale për mjek të përgjithshëm është një mijë euro, autoritet do të mund t’i mbajnë ato në vend.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat