Për raste urgjente mjekësore tani do të përdoren dhe helikopterë në Maqedoninë e Veriut

Maqedonia

Për raste urgjente mjekësore tani do të përdoren dhe helikopterë në Maqedoninë e Veriut

Më: 20 qershor 2019 Në ora: 22:13
Ilustrim

Zëdhënësi i Qeverisë Muhamed Hoxha sot në një pres konferencë, njoftoi për ndryshimet e fundit në Qeveri.

Nga Qeveria njoftojnë se në sistemin e ndihmës së shpejtë, do të kyçen edhe helikopterët.

Këtë vendim e solli Qeveria, dhe kështu do të mundësohet intervenim i shpejtë për rastet urgjente.

“Qeveria në seancën e fundit e solli tekstin e ri të vendimit për formimin e komisionit për zbatimin e procedurës për ndarjen e marrëveshjes për partneritet publiko-privat për organizim modern – sistem urgjent medicinal me helikopter dhe shërbime me helikopterë për kërkim dhe shpëtim” tha Hoxha.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat