Borissov: Maqedonasit duhet ende të piqen për datë për bisedime

Maqedonia

Borissov: Maqedonasit duhet ende të piqen për datë për bisedime

Më: 20 qershor 2019 Në ora: 22:48
Boyko Borissov

Tone të ashpra ka pasur nga kryeministri bullgar Boyko Borissov ndaj Maqedonisë së Veriut në samitin e sotëm në Bruksel.

Borissov vlerësoi se maqedonasit ende duhet të piqen në mënyrë të marrin datë për nisjen e bisedimeve për anëtarësim në BE.

“Mos më keqkuptoni gabimisht, por derisa kontestohet Goce Dellçev nëse është bullgar apo maqedonas, tregime të tilla për disa hero që kanë qenë edhe për Bulgarinë edhe për Maqedoninë, për vendin e lindjes, ndërsa këngët tona më të mira janë lidhur me to. Edhe opozita vazhdimisht më pyet se çfarë po bën komisioni. Le të piqen. Unë këtë nuk mund ta lejoj, Bullgaria bëri gjithçka dhe ata u ngritën në qiell/ Tani ata duhet të bëjnë kompromis në komision”, deklaroi kryeministri Bullgari.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat