Ambasada e Spanjës demanton Milloshoskin

Maqedonia

Ambasada e Spanjës demanton Milloshoskin

Më: 21 qershor 2019 Në ora: 12:40
Ambasada e Spanjës në Shkup

Ambasada e Spanjës në Shkup demanton informatat se së bashku me gjashtë shtete tjera anëtare të BE-së kanë qenë kundër caktimit të datës për fillim të negociatave me Maqedoninë e Veriut.

Siç thonë nga ambasada, Spanja njeh meritat e Republikës së Maqedonisë së Veriut, veçanërisht Marrëveshjen e Prespës i cili paraqet shembull për rajonin.

“Konsiderojmë se me komunikatën e kryesisë të këshillin roman të BE-së, hedhen poshtë spekulimet e publikuara dje nga ana e një politikani nga opozita nga Maqedonia e Veriut sipas të cilave, Spanja kinse paska qenë kundër datës për fillim të negociatave së bashku me gjashtë shtete tjera anëtare. Spanja i njeh meritat e Republikës së Maqedonisë së Veriut, veçanërisht Marrëveshjen e Prespës i cili është shembull për rajonin”, thuhet në komunikatën e Ambasadës së Spanjës në Shkup.

Ndryshe, këto turbullira i shkaktoi para disa ditëve deputeti i VMRO-DPMNE-së Antonio Milloshoski, i cili me një lajm nga prilli hutoi opinionin se shtatë vende kanë qenë kundër hapjes së negociatave me BE-në.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat