Zaev i përgjigjet Borissovit: Që të kemi sukses duhet të piqemi së bashku

Maqedonia

Zaev i përgjigjet Borissovit: Që të kemi sukses duhet të piqemi së bashku

Më: 21 qershor 2019 Në ora: 14:01
Zoran Zaev

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut Zoran Zaev, i është përgjigjur homologut të tij bullgar Boyko Borissov, në lidhje me deklaratat se maqedonasit duhet të piqen që të marrin datë për negociatat me BE-në.

Zaev në Facebook shkruan se me Bullgarinë është nënshkruar marrëveshje për miqësi dhe bashkëpunim, e jo për probleme dhe përleshje publike. Zaev thotë se që të ketë sukses, duhet të dy shtetet të ecin së bashku dhe miqësia të jetë e dyanshme.

“Me Bullgarinë nënshkruam marrëveshje për miqësi dhe bashkëpunim, e jo për probleme dhe përleshje publike. Ramë dakord se momentet e përbashkëta nga e kaluara duhet të na bashkojnë, e jo të na ndajnë”.

“Përvojat nga komisionet historike në mbarë botën dhe Evropën tregojnë se bashkëpunimi kërkon kohë, përpjekje, durim, respekt për tjetrin dhe angazhim më të madh. Por mbi të gjitha na duhet ide e përbashkët që të ecim përpara. Ne e dimë se kjo ide është e gjallë dhe kemi treguar se për çështjet më delikate mund të gjendet e përbashkët, nëse dëshirohet”.

“Për të pasur sukses duhet të piqemi së bashku, miqësia duhet të jetë e dyanshme”, shkruan Zaev.

Ndryshe, dje kryeministri bullgar Boyko Borissov, tha se nuk mund të lejojë që të kontestohet nacionaliteti i Goce Dellçevit, duke ju bërë thirrje autoriteteve të Maqedonisë që të piqen për të marrë datë për negociatat me BE-në.

 

Со Бугарија потпишавме договор за пријателство и соработка, а не за проблеми и јавни препукувања. Се договоривме дека...

Posted by Zoran Zaev on Friday, June 21, 2019

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat