Zaev: Të dielën do ta dorëzoj listën e ministrave të rinj në Kuvend

Maqedonia

Zaev: Të dielën do ta dorëzoj listën e ministrave të rinj në Kuvend

Më: 21 qershor 2019 Në ora: 15:40
Zoran Zaev

Kryeministri i vendit Zoran Zaev, sot deklaroi se emrat e ministrave të rinj në Kuvend do t’i dorëzoj të dielën pasdite.

Ai nuk konfirmoi por as hodhi poshtë informacionin se ministri i ri i Kulturës, do të jetë Hysni Ismaili si i përzgjedhuri nga partia Alternativa e Afrim Gashit.

“Vendimet janë marrë dhe të dielën pasdite do t’i dorëzojë në Kuvend të gjitha materialet për ndryshimet që do të ndodhin në qeveri”, tha Zaev.

Ai tha se paralelisht me ndryshimin e ministrave është punuar edhe për ndryshimin e drejtorëv dhe anëtarëve të bordeve drejtuese në ndërmarrjet publike.

Ndërsa sa i përket ndryshimeve në LSDM, Zev tha se mbetet të emërohen nënkryetarët e partisë dhe 20 kryetar të organizimeve komunale të kësaj partie.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat