Publikohet paga mesatare për muajin prill në Maqedoninë e Veriut

Maqedonia

Publikohet paga mesatare për muajin prill në Maqedoninë e Veriut

Më: 21 qershor 2019 Në ora: 16:11
Denar

Enti Shtetëror për Statistika ka regjistruar rritje të pagës mesatare neto dhe bruto të paguar në prill të këtij viti krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Sipas të dhënave të publikuara sot, paga mesatare neto e paguar për punonjësit në muajin prill arriti në 24.785 denarë, që është për 3.5 përqind më e lartë se në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, ndërsa paga bruto arriti në 36.796 denarë dhe ka një rritje prej 4.8 përqind.

Rritja është për shkak të rritjes së pagës mesatare në sektorët: aktivitetet e shëndetit dhe punës sociale, transportit dhe magazinimit dhe aktivitetet e shërbimeve administrative dhe ndihmëse.

Krahasuar me muajin mars të këtij viti, rritja e pagave është vërejtur në sektorët: art, argëtim dhe rekreacion, miniera dhe gurore, transport dhe magazinim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat