Ligji për PSP-në që tre muaj është bllokuar në kalkulimet e partive

Maqedonia

Ligji për PSP-në që tre muaj është bllokuar në kalkulimet e partive

Më: 21 qershor 2019 Në ora: 16:21
PSP

Dështimi i qeverisë dhe i opozitës për të gjetur zgjidhje për të ardhmen e Prokurorisë Speciale Publike, i konfirmon dyshimet se rasti “Talir” është arsyeja kryesore pse bisedimet nuk janë zhvendosur nga bllokimi.

Për shkak se lënda përfshin dy akuza, njëra për financimin e OBRM-PDUKM-së dhe tjetra për ndërtimin e selisë së partisë, mund të pengesa të cilën mund ta konstatojmë nga deklaratat e fundit nga ana e nënkryetarit të partisë, Aleksandar Nikollovski se OBRM-PUKM nuk do të votojë një ligj që do të nënkuptonte, siç tha ai, mbyllje të partisë.

E kontestueshme për partinë opozitare është Neni 105 i cili ishte pjesë e versionit fillestar të propozim ligjit të hartuar nga Ministria e Drejtësisë. Ligji parashikon që “bombat” mund të përdoren si dëshmi në rastet për të cilat ka aktakuza edhe pas 30 qershorit 2017.

Gjersa ministrja Deskoska pret mbështetje nga opozita, negociuesi i OBRM-PDUKM-së, Toni Menkinoski, për “Kanal5”, argumentuan se nuk do të mbështesin një ligj që do të lejonte PSP të drejtojë procedurat e hapura mbas skadimit të afatit.

Se është e nevojshme PSP-së të vazhdojë punën e tij, rekomandohet edhe nga Zyra Evropiane për luftën kundër mashtrimit.

Mandati i prokurores speciale, Katica Janeve mbaron më 15 shtator.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat