Prokuroria jep detaje të reja për aksidentin në qarkoren e Shkupit

Maqedonia

Prokuroria jep detaje të reja për aksidentin në qarkoren e Shkupit

Më: 21 qershor 2019 Në ora: 20:41
Pamje nga vendi i ngjarjes

Prokuror publik kompetent nga Prokuroria Publike Shkup bëri inspektim në vendin ku ndodhi aksidenti i rëndë në komunikacioni në qarkoren e Shkupit, në të cilin një person humbi jetën dhe tre u plagosën.

Nga Prokuroria thonë se dy nga të plagosurit janë polic.

“Sipas gjetjeve paraprake, aksidenti ndodhi kur një patrullë e policisë së trafikut ndaloi një automjet “BMW” me targa të Gostivarit që po ngiste me shpejtësi më të madhe se sa lejohej.

Gjersa policët ishin duke biseduar me shoferin e automjetit, ato goditi një kamion me targa të Shkupit. Nga përplasja, vetura BMW ka marrë flakë dhe është djegur tërësisht.

Në vendin e ngjarjes ka humbur jetën shoferi i veturës BMW”, thonë nga Prokuroria.

Me urdhër të prokurorit publik, do të kryhet autopsia e personit të ndjerë, ndërsa mostra të gjakut dhe urinës do të merren nga shoferi i kamionit me qëllim të shqyrtimit të pranisë së alkoolit ose substancave të tjera që mund të ndikojnë në aftësinë e tij për të drejtuar automjetin. Inspektim i jashtëzakonshëm teknik do të kryhet në kamion me qëllim të përcaktimit të shkaqeve të aksidentit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat