Pendarovski e kompleton Këshillin për Siguri

Maqedonia

Pendarovski e kompleton Këshillin për Siguri

Më: 21 qershor 2019 Në ora: 22:44
Stevo Pendarovski

Presidenti Stevo Pendarovski tha se e ka kompletuar përbërjen e Këshillit të Sigurimit.

Siç tha ai për emisionin “360 gradë” në televizionin “Alsat M”, tre anëtarët që do të jenë me propozimin e tij si pjesë e këtij organi këshillues tek kreu i shtetit, i cili ka nëntë anëtarë, është ministri i parë i mbrojtjes në Maqedoninë e pavarur, Trajan Gocevski, Profesori Veton Latifi dhe profesori, Nenad Markoviç.

Gjashtë anëtarët e tjerë që janë pjesë e këtij Këshilli janë: Presidentët e Shtetit, Kuvendit dhe Qeverisë, si dhe ministrat e Punëve të Brendshme, Punëve të Jashtme dhe Mbrojtjes.

Pendarovski tha gjithashtu se e nënshkroi dekretin për shpalljen e Ligjit për koordinim të Sigurisë dhe Inteligjencës, i cili parasheh krijimin e një Këshillit për koordinim të kryesuar nga Kryeministri, sepse, siç tha ai, është plotësuar në momentin e fundit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat