Zëvendëskryeministri për Çështje Evropiane në Qeverinë e Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani tha se mos marrja e datës për negociata është çështje teknike dhe jo shkak i mos përmbushjes së reformave.
Sipas tij, Qeveria nuk do të qëndrojë duarkryq deri në tetor, kur pritet të jepet data, por do të punojë në zbatimin e reformave të arritura.
Osmani tha se reformat dhe zbatimi i tyre nuk bëhet vetëm pse i ka kërkuar BE-ja por për të mirën e qytetarëve të Republikës së Maqedonisë së Veriut.