Angjushev: Ekonomia e Maqedonisë si asnjëherë më parë nuk ka pasur numra më të mira

Maqedonia

Angjushev: Ekonomia e Maqedonisë si asnjëherë më parë nuk ka pasur numra më të mira

Më: 22 qershor 2019 Në ora: 20:11
Koço Angjushev

“Ekonominë gjatë viteve të fundit, posaçërisht në gjashtë muajt e fundit e çuam në një sferë reale. Numrat tregojnë rritje të investimeve, rritje të BPV-së, rritje të eksportit, rritje të pagave, rritje të numrit të të punësuarve. Me këto numra nuk mund të manipulohet, as të shtojmë e as të marrim”.

Kështu u deklarua zëvendëskryeministri për Çështje Ekonomike Koço Angjushev në intervistën e tij për TV Telma.

Ai theksoi se vjet investimet e huaja arritën 624 milionë euro, nga ku 400 janë investime të huaja direkte dhe se në tremujorin e parë ka rritje për 9.5 për qind në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar.

Angjushev shton se po ndërtohen 30 fabrika, rritja e BPV është katër për qind, paga mesatare është rritur për gjashtë për qind dhe se për dy vite, siç thotë zëvendëskryeministri, janë punësuar 50.000 persona nga ku vetëm 2.000 janë në administratë publike ndërsa të tjerët janë në sektorin real.

Sipas tij është e rëndësishme që këto numra bazohen në ekonomi reale dhe që janë vërtetuar në raportin e KB-së.

“Këto numra bazohen në ekonomi reale, dhe jo në bazë të një ekonomie të paramenduar nga ana e Qeverisë dhe projekte të paramenduara që japin rezultate të shpejt dhe probleme të gjata”, thotë Angjushev duke theksuar se pret që edhe më tej të vazhdojë trendi i rritjes së pagave.

Angjushev deklaron se si asnjëherë më parë vendi nuk ka pasur numra më të mira në ekonomi dhe se këto numra kanë ndikim te qytetarët.

“Të bëhemi realist. Nuk ekziston shkop magjik ku për një natë si shtet do të arrihet në standard si Zvicra apo Gjermani. Këtë e dimë dhe secili që është realist e din këtë. Por se numrat e përmirësohen dhe rriten edhe për këtë nuk ka mëdyshje, për shkak se secili prej nesh e ka ndjerë këtë”, thotë Angjushev.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat