OBRM-PDUKM: Zaev të kërkojë dorëheqje nga Dudush dhe të kërkojë falje për dhunën

Maqedonia

OBRM-PDUKM: Zaev të kërkojë dorëheqje nga Dudush dhe të kërkojë falje për dhunën

Më: 22 qershor 2019 Në ora: 20:14
OBRM-PDUKM

Dimitar Dimovski nga OBRM-PDUKM nëpërmjet një konference për shtyp tha se “fytyra e vërtetë e Zaevit mund të shihej edhe gjatë ditës së djeshme kur mediat bënë publike një audio-incizim skandaloz, ku dalin indicje serioze se bëhet fjalë për kryetarin e komunës së Shuto Orizares, Kurto Dudush, i cili së pari privon nga liria, dhe më pastaj e rreh dhe ofendon një qytetar në komunën e Shuto Orizares”.

Ai theksoi se Zoran Zaev jo vetëm që toleron dhunën, por edhe e promovon dhe e mbron, për shkak se siç thotë ai, këtë e bën kuadri më me vlerë.

“Bëhemi sistem ku kuadrot më të rëndësishme të Zaev rrahin qytetarë nëpër zyra, dhe lavdërohen se ata janë pushteti dhe askush s’u bën asgjë. Ata falë Zaevit po lavdërohen se janë të paprekshëm. Fuqia e Kurto Dudush vjen nga pushteti dhe afërsia me Zaevin. Përkrahja e dhunuesve dhe kriminelëve nga ana e Zoran Zaev nxit dhe prodhon dhunë dhe funksionarë që sillen si punëdhënës dhe vendosin për jetën dhe lirinë e qytetarëve të thjeshtë”, tha Dimovski.

OBRM-PDUKM kërkon nga kryeministri Zoran Zaev që menjëherë të distancohet dhe të kërkojë për sjelljen e dhunshme të kryetarit të komunës Dudush dhe të kërkojë dorëheqjen e tij dhe se në të kundërtën, siç thonë nga kjo parti, do të vërtetohet se ai personalisht është promotori dhe mbrojtësi i dhunës ku një qytetar i thjeshtë është rrahur nga një kryetar komune.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat