Qarkullimi me taksi në kolaps, taksistët të revoltuar kërkojnë çmime më të larta

Maqedonia

Qarkullimi me taksi në kolaps, taksistët të revoltuar kërkojnë çmime më të larta

Më: 22 qershor 2019 Në ora: 22:14
ilustrim

Rreth 200 taksistë nga Manastiri kërkojnë rritje të çmimit të shërbimit të tyre. Ata kërkesën e tyre e dërguan në Këshillin Komunal, ndërsa në për këtë do të vendoset pasi që të bëhen analiza shtesë se a është e arsyeshme kërkesa për rritje të çmimit.

“Çmimi i transportit me taksi nuk është rritur tashmë 10 vite, ndërsa janë rritur të gjitha shpenzimet rreth shërbimit. Për shkak të këtyre arsyeve apelojmë deri te të gjithë partitë politike që marrin pjesë në Këshillin Komunal të Manastirit, të mbështesin kërkesën tonë. Kërkuam që fillimi nga 20 denarë të jetë 30 denarë, ndërsa për çdo kilometër të kaluar në vend të 20 denarëve të paguhet 23 denarë. Shpresoj se qytetarët janë të vetëdijshëm për nevojën për këtë kërkesë tonën”, tha Sllobodan Jankovski.

Kryetari i Këshillit Komunal të Manastirit, Valentin Gruevski, tha se po shqyrtohet kërkesa e taksi transportuesve.

“Atë që Këshilli do ta pranojë sot është nisma që ata e propozojnë dhe në periudhën në vijim do ta shqyrtojmë me të gjitha shërbimet kompetente të komunës, gjithë argumentet dhe faktet që  i kanë dorëzuar dhe do të arrijmë deri te ndonjë zgjidhje e kuptueshme në lidhje me atë si do të jetë çmimorja e transportuesve të taksive në Manastir”, pohoi Valentin Gruevski.

Për kushtet e këqija ankohen edhe taksistët e Shkupit. Sipas statistikave në Shkup momentalisht ka rreth 2.500 licenca për taksi transportin.

Ka shumë taksistë që punojnë në të zezë, kushte të këqija për punë, shpenzime të mëdha dhe kompani të reja të cilat gjithashtu tani po pësojnë humbje, solli deri te ajo që shumë taksistë të mos punojnë më, thonë nga shoqata e taksistëve.

Nga qyteti i Shkupit thonë se në periudhën e kaluar kanë pasur takime me shoqatën e taksistëve dhe se kërkesat e tyre kanë qenë që të mos paguajnë tatim dhe kontribute, por kjo është rregulluar nga MPB-ja dhe Ministria e financave.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat