Rritet intensiteti në vendkalimet kuftare, pritje rreth 30 minuta

Maqedonia

Rritet intensiteti në vendkalimet kuftare, pritje rreth 30 minuta

Më: 23 qershor 2019 Në ora: 10:12
Tabanoc

 Komunikacioni në vend po zhvillohet nëpër rrugë të thata me intensitet të rritur në akset rrugore jashtë mjediseve urbane. Në vendkalimet kufitare, në anën e Maqedonisë, nuk ka vonesa të mëdha për hyrje dhe dalje nga shteti, përveç në VK Bogorodicë dhe Tabanoc ku pritet rreth 30 minuta, informon LAMM.

LAMM rekomandon shpejtësi të adaptuar të lëvizjes, respektim të sinjalizimit të vendosur të komunikacionit dhe drejtim të kujdesshëm të automjetit,  veçanërisht në rrugët nëpër fushëgropa, luginat e lumenjve dhe grykat malore ku ka mundësi për shembje. Kjo veçanërisht ka të bëjë për akset Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Dellçevë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat