Zoran Zaev do të jetë ministër i Financave

Maqedonia

Zoran Zaev do të jetë ministër i Financave

Më: 23 qershor 2019 Në ora: 19:14
Kryeministri i Maqedonisë Veriore, Zoran Zaev

Kryeministri i Maqedonisë Veriore, Zoran Zaev do të ketë rol të dyfishtë në Qeveri pasi do të jetë edhe ministër i Financave.

Këtë vendim e ka marrë pasi në planin e tij qëndron se këtë vit fokusi kryesor do të jetë në ekonomi.

Edhe më tej, ministri aktual i financave, Dragan Tevdovski, i cili deri më tani është i vetmi të cilin me plotë kuptimin e fjalës e ka kapur operacioni “Fshesa”, do të mbetet pjesë e kabinetit. Ai do të jetë këshilltar i Zaevit ndërsa do të jetë edhe pjesë e përbërjes së ardhshme të Këshillit ekzekutiv të LSDM-së.

“Do të ketë vendime të guximshme, ku dobinë duhet ta shohin qytetarët, por që të gjithë qytetarët, edhe në aspektin social edhe në aspektin e bujqësisë, në pjesën e pensioneve, rrogave dhe çdo gjë që do të thotë zbatim i dobive, kur tashmë janë tejkaluar çështje e mëdha politike në vend. Mbetet tani ta rrisim standardin ekonomik në vend”, tha Zaev.

Alsat tentoi të kontaktojë ministrin Tevdovski, por ishte i pakapshëm.

Ndryshe, kryeministri Zaev publikisht nuk u ankua nga puna e Tevdovskit. Por, para një viti kur opinioni kërkoi përgjegjësi nga zyrtarët që ishin pjesë e skandalit që e tronditi Fondin e inovacioneve, kryeministri tha se është vështirë të gjenden njerëz të aftë që do t’i zëvendësonin të njëjtit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat