Vajgl, Kukan dhe Fleckenstein të bindur se Maqedonia e Veriut do të merr datë në tetor

Maqedonia

Vajgl, Kukan dhe Fleckenstein të bindur se Maqedonia e Veriut do të merr datë në tetor

Më: 24 qershor 2019 Në ora: 08:49
Vajgl, Kukan dhe Fleckenstein

Maqedonia e Veriut do të merr datë për fillimin e negociatave për anëtarësim në BE në muajin tetor, thanë eurodeputetët Ivo Vajgl, Eduard Kukan dhe Knut Fleckenstein, në konferencën e përbashkët me kryetarin e Kuvendit Talat Xhaferi, pas përfundimit të takimi të dytë të procesit “Jeann Mone” në Shkup.

Vajgl tha se asgjë nuk ka përfunduar dhe se këto janë hapat fillestar drejt afrimit në BE.

“Së shpejti vendi juaj do të bëhet anëtare e NATO-s. Ky është hap i rëndësishëm për gjithë ne. Vendimet e liderëve të Maqedonisë së Veriut sollën Marrëveshjen e Prespës, që paraqet një akt të njohjes. Shtatori ose tetori, gjithçka është shumë afër”, tha Vajgl.

Eurodeputeti Fleckenstein i cili vjen nga Gjermania e përsëriti angazhimin e kancelares Angela Merkel, se do të përkushtohet që me politikat e saj Maqedonia e Veriut të merr datë për negociatat me BE-në.

“Deklaratat e saj nuk i dua gjithmonë, por kjo më pëlqen shumë dhe theksoj se është mesazh i fuqishëm nga një shef qeverie”, tha Fleckenstein.

Ndërsa Eduard Kukan tha se vendi duhet të vazhdojë me reforma dhe se marrja e datës është e sigurt. Vajgl dhe Kukan theksuan faktin se Kuvendi i Maqedonisë së Veriut është i vetmi funksional në rajon.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat