Shefi i diplomacisë hungareze Peter Sijarto për vizitë në Shkup

Maqedonia

Shefi i diplomacisë hungareze Peter Sijarto për vizitë në Shkup

Më: 24 qershor 2019 Në ora: 11:01
Peter Sijarto

Ministri për Punë të Jashtme dhe Tregti i Republikës së Hungarisë, Peter Siarto sot do të qëndrojë për vizitë zyrtare në Maqedoninë e Veriut.

Siarto do të takohet me zëvendëskryeministrin për Çështje evropiane Bujar Osmani, ndërsa është paraparë të mbajnë konferencë të përbashkët për shtyp.

Nuk dihet nëse ministri Siarto do të tregojë hollësi rreth, ish-kryeministrit Nikolla Gruevski, i cili strehohet në Budapest.

Siarto në vitin 2016 u shfaq në tubimin e OBRM-PDUKM-së në Shtip, ku mbajti një fjalim në gjuhën maqedonase. Atëherë, ai në emër të Hungarisë dhe popullit hungarez i dha mbështetje Gruevskit dhe kërkoi nga qytetarët që të votojnë për partinë e tij.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat