Nakjevski: Osmani, Bejta dhe Neziri po mbrohen në rastin “Monstra”

Maqedonia

Nakjevski: Osmani, Bejta dhe Neziri po mbrohen në rastin “Monstra”

Më: 24 qershor 2019 Në ora: 13:03
Monstra

Shtyrja e seancës së sotme për rastin “Monstra” për shkak të mungesës së dy dëshmitarëve, ka shkaktuar revoltë tek prindërit e djemve të vrarë në Liqenin e Smilkovës.

Ata thonë se rasti po shtyhet vazhdimisht.

Goran Nakjevski, babai Aleksandrit të vrarë tha se derisa BDI-ja  është në pushtet rasti nuk do të zgjidhet dhe do të ketë shtyrje të vazhdueshme me vite të tëra.

“Na jepni informacionet e klasifikuara, ne tashmë i dimë zyrtarët e BDI-së, Safet Nezirin, Bujar Osmanin, Nevzat Bejtën dhe Bekim Neziri”, tha Nakjevski.

Prindërit e djemve të vrarë që nga fillimi thonë se pesë numrat e telefonit që janë përgjuar me masa PIM janë klasifikuar si sekret shtetëror, dhe ata kërkojë nga gjykata që pikërisht këta numra të deklasifikohen. Ata thonë se pikërisht këto numra ishin numrat e zyrtarëve të BDI-së.

Më 12 prill  të vitit 2012 në liqenin e Smilkovës janë vrarë pesë persona, Kire Trickovski, Filip Slavkovski, Cvetanço Ackovski, Aleksandar Nakjevski dhe peshkatari Borçe Stefanovski, ndërsa  me burgim të përjetshëm për këtë rast u dënuan Alil Demiri, Afrim dhe Agim Ismailoviq, Ezim dhe Haki Aziri dhe Sami Luta.

Gjykata Supreme në dhjetor të vitit 2017 shfuqizoi aktvendimet dhe liroi të dënuarit Agim Ismailoviq, Haki Aziri, Sami Luta dhe Fejzi Aziri, duke ju caktuar masa kujdesi.

Pas shfuqizimit të aktvendimit, me rastin “Monstra” udhëheq PSP-ja ndërsa lënda është kthyer në rigjykim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat