Biznesmenët në Maqedoni kërkojnë ndryshime në Ligjin për veprimtari turistike

Maqedonia

Biznesmenët në Maqedoni kërkojnë ndryshime në Ligjin për veprimtari turistike

Më: 24 qershor 2019 Në ora: 16:01
Oda ekonomike

Biznesmenët nga veprimtaria turistike kërkojnë sjellje më të shpejtë të ndryshimeve të Ligjit për veprimtarinë turistike me të cilat shpresojnë se do të vendoset rend në veprimtarinë turistike dhe qytetarëve do t’u ofrojnë udhëtime të sigurta. Shpresojnë se deri në verë do të kenë zgjidhje ligjore e cila do të jetë në dobi të qytetarëve dhe të agjencive turistike dhe tur operatorëve.

Nga Shoqata për hotelieri dhe turizëm pranë Odës ekonomike të Maqedonisë sot në konferencë për shtyp shprehën kënaqësi nga propozimet nga fella turistike janë pranuar dhe ndërtuar në ligj. Mbetet të risaktësohet nëse do të shkohet me opsionin garanci bankare ose sigurim të aranzhimit.

Për fellën turistike me rëndësi janë edhe kushtet për udhëtim të trajtohen me akt nënligjor, e jo si deri më tani në kuadër të ligjit.

Me ndryshimet ligjore kufizohen dy katefori – tur operatorë të cilët janë organizatorë të udhëtimit dhe agjencitë turistike të cilat i shesin aranzhimet. Risi është edhe ajo që licenca për punë do të jepet për dy ose tre vjet, e jo si deri më tani pa limit.

Nga Oda ekonomike e Maqedonisë paralajmërojnë se do të kërkojnë edhe rregullim të organizimit të ekskursioneve në shkollat fillore dhe të mesme në pajtim me Ligjin për turizëm.

Në katër muajt e parë të vitit ka pasur 232.530 turistë. Numri i përgjithshëm i turistëve është rritur për 2,4 për qind, por kjo përqindje është më e vogël në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar. Numri i turistëve të huaj është rritur vetëm për një për qind, ndërsa numri i turistëve vendorë për 5,4 për qind. Tek turistët e huaj dominojnë ata nga vendet me të cilët shteti ynë ka bashkëpunim tradicional në pjesën e turizmit siç janë Turqia, Greqia, Bullgaria, Serbia, Shqipëria, Kosova, Gjermania, Sllovenia, Kroacia dhe vendet aziatike.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat