Pjesa juglindore e Maqedonisë përfshihet nga reshjet e mëdha të shiut

Maqedonia

Pjesa juglindore e Maqedonisë përfshihet nga reshjet e mëdha të shiut

Më: 24 qershor 2019 Në ora: 16:23
Foto Ilustrim

Moti i paqëndrueshëm ne reshje të mëdha shiu dhe bubullima ka përfshirë pjesën juglindore të vendit, si qytetet Strumicë dhe Radovish, Pellagoninë, Prilepin.

Nga Enti Hidrometeorologjik thonë se nga moti i paqëndrueshëm është përfshirë edhe rrethina e Shkupit.

Nga atje thonë se mot të paqëndrueshëm do të kemi deri në përfundimin e ditës së sotme, në shumë vende do të ketë reshje të shiut me intensitet të lartë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat