Protesta kundër BDI-së, Osmani: Me shpifje nuk arrihet në pushtet - Bota Sot
Protesta kundër BDI-së, Osmani: Me shpifje nuk arrihet në pushtet

Maqedonia

Protesta kundër BDI-së, Osmani: Me shpifje nuk arrihet në pushtet

Më: 24 qershor 2019 Në ora: 18:32
Bujar Osmani

Duke komentuar protestën e sotme në Tetovë kundër zyrtarëve të lartë të Bashkimit Demokratike për Integrim, zëdhënësi i partisë së Ahmetit, Bujar Osmani tha se sot u dëshmua qartës se qytetarët nuk mbështesin tentimin që nëpërmjet shpifjeve dhe publikimit të privatësisë së funksionarëve, të arrihet në pushtet. Porositi opozitën që të ndjekin BDI-në dhe nëpërmjet programit t’i konkurrojnë ata.

"Mendoj se vet protestat, nëse mund t’i quaj ashtu treguan se qytetarët nuk mbështesin politikë të tentimit për të ardhur në pushtet nëpërmjet zbulimit të privatësisë së funksionarëve dhe shpifjeve, por kërkon program serioz, njerëz serioz me bagazh të një përvoje paraprake, megjithatë edhe projekte serioze që mund t’i dorëzojnë. U pa e qartë se cila është politika dhe porosia më e mirë për opozitën se cilën rrugë duhet ta marrin, për shkak se këtë rrugë që janë kapur është treguar në disa raste se është rrugë qorre dhe nuk i shpie në fitore. Më e mira është që të na ndjekin ne dhe të punojnë program dhe projekte serioze, të tregojnë kandidatë serioz dhe njerëz tek të cilët populli ka besim dhe të na konkurrojnë në atë mënyrë. I bindi se vetëm humbin kohë nëse tenton që në këtë mënyrë të vijnë në pushtet"- deklaroi Bujar Osmani, BDI.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...