Nga viti i ardhshëm stabiliteti më i madh financiar në komunat dhe kompetenca të reja

Maqedonia

Nga viti i ardhshëm stabiliteti më i madh financiar në komunat dhe kompetenca të reja

Më: 24 qershor 2019 Në ora: 20:46
Zoran Zaev

Stabilitet më i madh financiar i njësive të pushtetit lokal dhe transmetim në faza i kompetencave nga niveli qendror në atë lokal, në sferat në të cilat do të vlerësohet nga 1 janari i vitit të ardhshëm, është përfundimi nga takimi i kryeministrit Zoran Zaev me Bordin Drejtues të  BNJVL-së.

Në takimin, siç kumtoi BNJVL, ishte dakorduar korniza kohore dhe dinamika për realizimin e detyrimeve.

“Ishte konfirmuar që të formohet grup i vogël operues me përfaqësues nga të dyja palët, të cilët deri në fund të korrikut do të punojnë në temat për ndryshimet në proceset e decentalizimit, me qëllim ndërmarrjen e ndryshimeve të mëtutjeshme ligjore për sigurimin e realizimit të tyre objektiv”, informon BNJVL.

Qeveria, siç theksoi kryeministri, është e gatshme që sa më shpejtë të vendosë kompetenca të reja nga niveli qendror në atë lokal.

“Më 51 milionë eurot e transferuara për mbulimin e borxheve të komunave treguam se jemi të përqendruar që të sigurojmë bashkësi funksionale lokale. Mjetet të cilat janë paraparë nga niveli qendror për rrugë dhe për ujësjellës, në mënyrë shtesë do t’i lehtësojnë komunat, mjetet nga buxhetet e tyre për këto qëllime, t’i derjtojnë për nevoja të tjera”, tha Zaev.

Sipas tij, komunat mund të ndihmojnë shumë në zhvillimin ekonomik.

Kryetari i BNJVL-së, Petre Shilegov duke i prezantuar kërkesat e vetëqeverisjeve lokale theksoi se në pjesën  e sigurimit të pavarësisë më të madhe financiare të njësive të vetëqeverisjes lokale kyçe janë kërkesat për rritjen e përfshirjes  nga TVSH-ja për të paktën 10 për qind (tani është 4,5 për qind) në favor të komunave, 50 për qind nga tatimi personal i fitimit (tani është tre) rritjen e vlerës së të gjitha bllok dotacioneve, fitimet nga tatimi i fitimit në lojërat e fatit etj.

“Dëshirojmë stabilizim financiar për kompetencat e marra tani. Nevojitet që ta stabilizojmë punën financiare të institucioneve tona, ndërsa nëse marrim mjete adekuate financiare jemi të gatshëm që të ndërmarrim edhe kompetenca të reja”, tha Shilegov.

Ai foli për sfidat e mbrojtjes kundër zjarrit, në procesin e legalizimit të ndërtimeve pa leje, nevojës nga shkurtimi i afateve për sjelljen e dokumentacionit planor, mbështeten nga komuna rurale, koncentrimin e investimeve kapitaleve, mungesën e kuadrove të caktuara profesionale në administratën komunale (urbanistë, arkitektë, informatikanë..) dhe ngjashëm.

Kryetari i BNJVL-së e theksoi edhe nevojën e autoriteteve lokale që të jenë më të përqendruara në grumbullimin e të ardhurave personale, veçanërisht të tatimit të pronës, sigurimin e bazë së re komplete dhe rivlerësim i bazës tatimore.

Në takim, siç është bërë e ditur në kumtesën e BNJVL-së ishte biseduar edhe për mundësitë për ndryshime në organizimin e vetëqeverisjes lokale nga shkalla e parë në shkallën e dytë, për zhvillimin e barabartë rajonal, për transferimin e bllok dotacioneve në një dotacion të përbashkët me qëllim të pavarësisë më të madhe të autoriteteve lokale me menaxhimin e tyre, për ndërmarrjet publike, borxhet, sigurimin e faktorit motivues për ato autoritete lokale të cilët me sukses i grumbullojnë të ardhurat e tyre, si dhe përdorimin e përparësive krahasuese të cilat i ka secila komunë në favor të saj. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat