Pendarovski – Maas: Konfirmohet mbështetja e fuqishme nga Gjermania për integrimin europian

Maqedonia

Pendarovski – Maas: Konfirmohet mbështetja e fuqishme nga Gjermania për integrimin europian

Më: 24 qershor 2019 Në ora: 22:35
Pamje nga takimi

Presidenti i Republikës së Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski, në kuadër të vizitës zyrtare në Republikën Federale të Gjermanisë, sot u takua me ministrin gjerman të Punëve të Jashtme, Hajko Maas.

Në takim, siç kumtoi Kabineti i Pendarovskit, janë këmbyer mendime për marrëdhëniet gjithëpërfshirëse bilaterale midis Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Republikës Federale të Gjermanisë, me ç’rast është konstatuar se dy vendet kanë ndërtuar marrëdhënie të miqësisë, të realizuara me besim dhe respektim të ndërsjellë.

Presidenti Pendarovski ka vlerësuar se Republika e Gjermanisë është partner kyç politik dhe partneri më i madh tregtar i Republikës së Maqedonisë së Veriut, shtet i cili vazhdimisht jep mbështetje për aspiratat tona për anëtarësim në BE dhe në NATO. Pendarosvki ka shprehur kënaqësi për ratifikimin e Protokollit për inkuadrimin e Maqedonisë së Veriut në NATO në Bundestagun gjerman.

Pendarovski dhe ministri Maas këmbyen mendime për ngjarjet e fundit lidhur me integrimin evropian të Republikës së Maqedonisë së Veriut. Presidenti Pendarovski ka  theksuar se Maqedonia e Veriut në periudhën e fundit ka investuar shumë përpjekje në realizimin e kritereve evropiane dhe theksoi se do të vazhdojë realizimi i agjendës reformuese. Në këtë drejtim. presidenti Pendarovski e ka riafirmuar pritjen për caktimin e datës për fillimin e negociatave inkuadruese me Bashkimin Evropian.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat