Shkup, sanksionohen 52 vozitës për tejkalim të shpejtësisë

Maqedonia

Shkup, sanksionohen 52 vozitës për tejkalim të shpejtësisë

Më: 25 qershor 2019 Në ora: 11:07
Policia

Dje në Shkup policia ka marrë masat dhe aktivitetet dhe ka konstatuar se 52 shoferë kanë vozitur veturën me shpejtësi më të madhe se sa është e lejuar.

Nga MPB njoftojnë se nga komunikacioni janë ç’kyçur 34 vozitës nga të cilët, tre kanë vozitës kanë qenë nën ndikimin e alkoolit, 24 vozitës pa patentë shoferi, dy vozitës fillestar dhe pesë vozitës për shkelje të rregullave të tjera në komunikacion.

Gjatë ditës së djeshme policia ka sanksionuar dhe 72 shoferë për parkim jo të rregullt, ndërsa 59 vetura me ndihmën e “merimangës” janë larguar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat