Partitë opozitare shqiptare reagojnë kundër aksionit policor në Luboten - Bota Sot
Partitë opozitare shqiptare reagojnë kundër aksionit policor në Luboten

Maqedonia

Partitë opozitare shqiptare reagojnë kundër aksionit policor në Luboten

Më: 25 qershor 2019 Në ora: 12:05
Pamje nga aksioni në Luboten

Partitë opozitare shqiptare Lëvizja Besa dhe Aleanca për Shqiptarët kanë reaguar ndaj aksionit të policisë financiare për konfiskimin e duhani në fshatin Luboten të Shkupit.

Në reagimin e Lëvizjes Besa thuhet se banorëve të Lubotenit ju rikthyen pamjet e ngjashme nga masakra e kryer në vitin 2001.

“Për fat të keq sot banorëve të Lubotenit ju rikthyen pamjet e ngjashme nga masakra e kryer në vitin 2001, ku me arsenal të njëjtë ushtarak policia hyri në këtë fshat. Kjo pamje e shëmtuar nga ana e Qeverisë dhe policisë së shtetit, kundër shqiptarëve e dëshmon se ky shtet nuk mund të zhvishet nga të qenurit shtet policorë. Lëvizja Besa dënon ashpër aksione të tilla të policisë, kundrejt banorëve të fshatit Luboten, të cilat janë duke punuar për bukën e gojës, dhe ashtu si i garantoj edhe Kryeministri i shtetit se nuk do të prekën individët që merren me kultivimin e duhanit, u dëshmua se nuk ka mundur të mban as kësaj radhë fjalën e dhënë”, thuhet në reagimin e Lëvizjes Besa.

Nga Aleanca për Shqiptarët thonë se Qeveria ka ndërhyrë në Luboten me përmasa të Luftës së Dytë Botërore.

Qeveria me masa të pas Luftës së dytë botërore në Luboten. Të drejtën për jetë ta jep Zoti dhe ta mohon Qeveria, kjo është situata aktuale në fshatin Luboten. Është i papranueshëm reagimi forcave policore ushtarake në fshatin Luboten, duke ua mohuar të drejtën për kafshatën e gojës. Nuk të ofron punë, nuk investon, nuk të krijon lidhje infrastrukturore, nuk të ofron perspektivë, dhe ta ndalon përpjekjen për të rritur me nderë fëmijët. Kjo i ngjason masave të pas luftës së dytë botërore të cilat kishin për qëllim shpërnguljen e shqiptarëve nga trevat e tyre duke ua bërë të pamundur jetën”, thonë nga Aleanca për Shqiptarët.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...