Grubi dhe Dimkov, për selektimin e të punësuarve të ASK-së

Maqedonia

Grubi dhe Dimkov, për selektimin e të punësuarve të ASK-së

Më: 25 qershor 2019 Në ora: 14:42
Foto

Trajço Dimkov dhe Artan Grubi janë dy deputetët të cilët u përzgjodhen si anëtarë të komisionit për selektimin e të punësuarve të Agjencisë për Siguri kombëtare. Deputetët do të kenë vetëm rol vëzhgues mbi procesin e punësimit. Anëtarët e tjerë në komisionin për selektimin e të punësuarve janë nga radhët e MPB-së dhe Drejtorisë për Siguri dhe Kundërzbulim. Komisionet do të duhet të kompletojnë kuadrin deri më 20 gusht kurse ASK-ja do të fillojë me punë në shtator. Drejtori i ASK-së, Viktor Dimovski deklaroi se në rrjedhë është edhe procedura e zgjedhjes së zëvendësit të tij dhe sigurimit të hapësirave të reja.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat