Infermieret deri më 30 qershor do të mund të paraqiten për angazhim shtesë në shtëpitë shëndetësore

Maqedonia

Infermieret deri më 30 qershor do të mund të paraqiten për angazhim shtesë në shtëpitë shëndetësore

Më: 26 qershor 2019 Në ora: 12:00
Inferimeret

Ministria për Shëndetësi njofton të gjithë të infermieret e interesuara, të cilat kanë interes të angazhohen dhe të punojnë për komisari nate të paraqiten deri më 30 qershor, me paraqitjen e një shkrese deri tek Ministria.

Në përputhje me mbrojtën shëndetësore, siç thuhet në deklaratë, në thirrjen publike mund të paraqiten të gjithë infermieret e interesuara me arsim të mesëm, të lartë tre vjeçar, punë testuese dhe dhënien e testit profesional. Puna me kohëzgjatje gjashtë muajsh do të zbatohet në shtëpitë shëndetësore dhe spitalet e përgjithshme me aktivitete më të zgjeruara nga ajo e mbrojtjes shëndetësore primare.

Për paraqitjen në thirrjen publike nevojiten që të dorëzohet letër me shkrim të interesit, në të cilën duhet të jepen të dhënat emri, mbiemri, numri i telefonit, posta elektronike, kopje e diplomës për kryerjen e arsimit, kopje e dhënies së testit profesional dhe shtëpinë shëndetësore për të cilën interesohet të angazhohet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat