Trajtime çnjerëzore dhe kushtet të rënda në burgjet e Maqedonisë

Maqedonia

Trajtime çnjerëzore dhe kushtet të rënda në burgjet e Maqedonisë

Më: 26 qershor 2019 Në ora: 15:25
Vaska Bajramovksa Mustafa

Kushte jo njerëzore dhe që nuk përmbushin as kushtet bazë për qëndrim janë konstatuar në burgun e Tetovës dhe atë të Gjevgjelisë. Raporti vjetor i Avokatit të Popullit ka konstatuar një sërë parregullsish dhe shkelje të standardeve në këto dy institucione ndëshkuese, mes të cilave edhe mungesë të hapësirave adekuate për rastet e izoluara, të cilët si pasojë qëndrojnë në një hapësirë të përbashkët me personat që janë në paraburgim. Parregullsi të shumta janë konstatuar edhe në 6 stacionet policore për kontroll kufitar si dhe në Qendrat tranzitore për emigrantët.

Konstatuam se personat e dënuar mbajnë masën e burgut në kushte të cilat nuk i plotësojnë as standardet e parapara minimale ndërsa sistemi jo funksional shëndetësor edhe më shumë e rëndon dënimin me burg. Gjatë kohës së vizitës të repartit të paraburgimit në burgun e Gjevgjelisë, vërehej nivel i ulët i higjienës. Ekipi i Mekanizmit nacional parandalues konstatoi hapësira të pa ajrosura si dhe nivel të lartë të lagështisë nëpër hapësira, shtretër me pajisje të papastra dhe të vjetërsuara”- tha Vaska Bajramovksa Mustafa, zv/ avokate e popullit.

Zv/avokatja e popullit Bajramovska thotë se organet shtetërore kompetente nuk përfillin raportin e tyre. Ata shprehen të dëshpëruar se gjendja vazhdon të mbetet e pa ndryshuar për vite me radhë, pavarësisht vërejtjeve që iu jepen.

Shprehim brengosje serioze për zbatim jo të plotw të rekomandimeve të Mekanizmit nacional parandalues pas vizitave të realizuara në Stacionet policore në drejtim të përmirësimit të kushteve materiale me qëllim të shamngies së trajtimit çnjerëzor dhe degradues ndaj personave të ndalur dhe personave të privuar nga liria”- pohoi Vaska Bajramovksa Mustafa, zv/ avokate e popullit.

Në ditën ndërkombëtare për përkrahjen e viktimave të torturës, zyra e Avokatit të Popullit alarmon për shkelje serioze të të drejtave të njeriut duke bërë thirrje që angazhimi institucional të mos mbetet vetëm deklarativ siç ka qenë deri më tani, por të ketë rezultate në praktikë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat