Aksident në rrugën Ohër-Resnjë, lëndohen dy persona

Maqedonia

Aksident në rrugën Ohër-Resnjë, lëndohen dy persona

Më: 26 qershor 2019 Në ora: 16:40
Foto Ilustrim

Dy persona, prej të cilëve njëri adoleshent, janë lënduar në një aksident të rëndë komunikacioni që mbrëmë ka ndodhur në rrugën magjistrale Ohër-Resnjë, në udhëkryqin për tek fshati Kuratica.

SPB Ohër njofton se aksidenti ka ndodhur në orën 20:15 mes makinës “Seat Leon” me targa të Manastirit e drejtuar nga M.D (23) nga Manastiri dhe makinës “Renault Clio” me targa të Ohrit, e drejtuar nga G.K (22) nga Ohri.

“Në aksident lëndime të rënda kan marrë G.K dhe vajzë adoleshente, bashkudhëtare në makinën Renault Clio. Ata janë transferuar në Spitalin e Përgjithshëm, ndërsa më vonë në spitalin “Shën Erazmi” ku edhe kanë marrë trajtimin mjekësor”, tha zëdhënësi i SPB Ohër, Stefan Dimoski.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat