Shkelqim Zogajt,i duhet të pres më shumë se 10 muaj për një operacion

Maqedonia

Shkelqim Zogajt,i duhet të pres më shumë se 10 muaj për një operacion

Më: 26 qershor 2019 Në ora: 20:49
17-vjecari Shkelqim Zogaj

17-vjecari Shkelqim Zogaj ishte goditur me veturë aksidentalisht nga vetë profesori i tij derisa ishte duke u kthyer nga shkolla për në shtëpi.

Shkelqim Zogaj, pas një operacioni të rëndë dhe 20 ditë qëndrimi në komë, u rikthye përsëri në jetë.

Operimi ka pas një sukses të jashtëzakonshme dhe sot ai është 80% në gjendje të mirë

Mirëpo tani ai ka nevojë edhe për një operacion tjetër që duhet ti kryhet për të ja kthyer një copë të ashtit në pjesën e djathtë të kokës i cili momentalisht rruhet në murin e abdomenit në trupin e tij.

Për këtë operacion Shkëlqimi është duke pritur më shumë se 10 muaj me shpresë se do të realizohet dhe të vazhdojë me jetën e tij normale.

Familja e Shkelqimit bën apel deri te institucionet e vendit që të jenë më të kujdesshëm në kësi raste që pacientët të mos presin me muaj ndoshta edhe me vite për një operim i cili pë ta është më shumë se i nevojshëm.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat