Policia Financiare: Aksioni në Luboten është kundër importimit ilegal të duhanit

Maqedonia

Policia Financiare: Aksioni në Luboten është kundër importimit ilegal të duhanit

Më: 26 qershor 2019 Në ora: 23:19
Ilustrim

Drejtoria e Policisë Financiare sot nëpërmjet një njoftimi njoftoi se aksioni i djeshëm që u zbatua në fshatrat Luboten, Sengeliq, Vizbegovë dhe Haraçinë ka qenë kundër importimit, prodhimit dhe tregtisë ilegale dhe se nuk ka qenë kundër popullatës që merret me prodhimin e duhanit.

“Dua të theksojmë se aksioni ka qenë kundër importimit, prodhimit dhe tregtisë ilegale të llojit ‘Virginia’, që përmban katran të lartë dhe pesticide dhe i njëjti është i dëmshëm për njerëzit. Qëllimi i aksionit nuk ishte të konfiskohet duhani që ka prodhuar popullata, por duhani i importuar ilegal që është i dëmshëm për qytetarët tanë. Informacionet e para thonë se mbi 90 për qind i duhanit të konfiskuar vjen nga importimi ilegal që është i llojit ‘Virginia'”, thuhet në njoftim.

Policia Financiare thekson se në aksion të përfshirë janë edhe persona fizik që kanë importuar duhan ilegal që më pastaj dërgohet në më shumë lokacioni dhe ku, siç thonë ata, paketohet në ambalazh prej 300, 500, 800 apo 1000 gramë me brende të njohura.

Nga kjo drejtori theksojnë se buxhet është dëmtuar për 7.5 milionë euro si pasojë e mospagesës së akcizës dhe ikjes shitjes së këtij malli në tregun e Maqedonisë së Veriut.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat