VMRO-DPMNE: Zaevi është nxitës dhe mbrojtës i krimit dhe paligjshmërisë në Maqedoni

Maqedonia

VMRO-DPMNE: Zaevi është nxitës dhe mbrojtës i krimit dhe paligjshmërisë në Maqedoni

Më: 27 qershor 2019 Në ora: 10:47
VMRO-DPMNE (OBRM-PDUKM)

Nga partia opozitare OBRM-PDUKM thonë se qeveria e Zaevit për çdo ditë të kaluar tregon se është rritur në një regjim të vërtet. I faluri Zoran Zaev është nxitës dhe mbrojtës i krimit dhe paligjshmërisë në Republikën e Maqedonisë.

“Zaev, në vend që ta gjykonte të kërkonte dorëheqjen e Kurto Dudush, u përpoq të justifikonte arrestimin, rrahjet dhe ngacmimet të qytetarit. Është më se e qartë se zyrtarët qeveritarë kanë përkrahjen e pakursyer nga Zaev për të kryer dhunë dhe për t’u sjellë si sherif dhe skllevër ndaj qytetarëve”, thuhet në kumtesën e OBRM-PDUKM-së.

Nga atje pyesin se si është e mundur që një kryeministër i një shteti që pretendon të jetë pjesë e BE-së, mendon se mund të ketë arsye të mirë që një person të burgoset joligjërisht, i torturuar dhe mashtruar nga ana e zyrtarëve?

Nga atje shtojnë se një sjellje e tillë nuk është as demokratike as e civilizuese, aq më pak evropiane.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat