Xhambaski: Goce Dellçev nuk ka luftuar për ndonjë Maqedoni, ju jeni shteti i dytë bullgar

Maqedonia

Xhambaski: Goce Dellçev nuk ka luftuar për ndonjë Maqedoni, ju jeni shteti i dytë bullgar

Më: 27 qershor 2019 Në ora: 12:49
Angel Xhambaski

Eurodeputeti bullgar, Angel Xhambaski për “epicentar.bg” tha se Goce Dellçev nuk ka luftuar kurrë për ndonjë Maqedoni të pavarur dhe se ai nuk mund të jetë asgjë tjetër përveç një bullgar.

Sipas tij, për Bullgarinë, Maqedonia kurrë nuk do të jetë as veriore, as jugore as e sipërme apo e ulët, por vetëm një shtet fqinj i dytë bullgar në Ballkan.

“Nuk mund të vazhdojmë të bëjmë sikur nuk i shohim këto abuzime, provokime dhe falsifikime të kryera nga Shkupi. Ne e hapëm derën e Maqedonisë në NATO nëpërmjet marrëveshjes së fqinjësisë. Tani po flasim për anëtarësimin e Maqedonisë në Bashkimin Evropian. Ky anëtarësim kalon vetëm nëpërmjet njohjes së së vërtetës historike. Dhe ajo është e ardhshme. Një komb politik maqedonas ekziston pas 2 gushtit 1944. Në këtë datë, banda bolshevike dhe shumare bullgare, tradhtarë kombëtar mblidhen në bodrumin e manastirit “Phor Pçinski” duke përdorur alibinë e mbledhjes së madhe të pushimeve të krishterë bullgare Ilindenit dhe pranojë të ashtëquajturën deklaratën e KAÇKM-së “Kuvendi Antifashiste Popullor Maqedonas”. Ky vendim është marrë nën diktaturën e Kominternës dhe Moskës”, tha Xhambaski.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat