Rritet intensiteti i komunikacionit në Maqedoni

Maqedonia

Rritet intensiteti i komunikacionit në Maqedoni

Më: 28 qershor 2019 Në ora: 09:33
Rruga

Komunikacioni në vend po zhvillohet në rrugë të thata, njoftojnë nga Lidhja Auto-Moto e Maqedonisë.

Nga atje informojnë se komunikacioni jashtë qyteteve po zhvillohet me intensitet të lartë. Në vendkalimet kufitare nuk ka pritje të gjatë për hyrje dhe dalje nga vendi.

Nga LAMM u rekomandojnë shoferëve që të kenë kujdes me shpejtësinë e vozitjes së veturave, sidomos nëpër luginat e vendit ku mund të ketë rrëshqitje të dheut. Veçanërisht në rrugët Katlanovë-Veles, Mavrovë-Dibër-Strugë, Vinicë-Berovë dhe Koçan-Dellcevë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat