Asaf Ademi ia dorëzon ministrinë e Kulturës Hysni Ismailit

Maqedonia

Asaf Ademi ia dorëzon ministrinë e Kulturës Hysni Ismailit

Më: 28 qershor 2019 Në ora: 12:09
Asaf Ademi sot ia dorëzo ministrin e Kulturës Hysni Ismailit

Ish-ministri i Kulturës Asaf Ademi sot ia dorëzoi ministrin e Kulturës Hysni Ismailit. Ademi ka njoftuar ministrin e ri për punët e realizuara gjatë periudhës që ka udhëhequr me këtë dikaster.

Hysni Ismaili në konferencën e parë për shtyp si ministër i Kulturës tha se mbas marrjes së detyrës e kam më lehtë pasi që ish ministri Ademi ka bërë shumë dhe situata është më e qetësuar. Ismaili tha se ministria e Kulturës është servisë i institucioneve të kulturës, por sidoqoftë ne do të bëjmë ç’mos që ti arrimë synimet tona për të cilët kemi ardhur në këtë postë.

“Unë do të kushtojnë të gjitha mundësitë e mia, kapacitetet intelektuale dhe aftësitë e menaxhimit për të sjellë atë në Ministrinë e Kulturës një hap më tej, për të rregulluar këto probleme të shumta të grumbulluara për vite me radhë. Ndoshta nuk do të kem sukses për të gjithë, por unë do të bëj gjithçka që është në fuqinë time për të zgjidhur shumicën e tyre”, tha Ismaili.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat