Edhe tre ministra shqiptarë në qeverinë e Maqedonisë së Veriut

Maqedonia

Edhe tre ministra shqiptarë në qeverinë e Maqedonisë së Veriut

Më: 28 qershor 2019 Në ora: 12:40
Qeveria

Pas debatesh që zgjatën dy ditë, parlamenti i Maqedonisë së Veriut miratoi të enjten para mesnate ndryshimet në kabinetin qeveritar të kryeministrit Zoran Zaev.

Për secilin prej pesë ministrave që marrin detyrën u votua veç e veç. 3 prej tyre janë shqiptarë: Hisni Ismaili, përfaqësues i partisë Alternativa do të jetë ministër kulture; Naser Nuredini i Bashkimit Demokratik për Integrim shkon në krye të Ministrisë së Ambientit jetësor, dhe Sadulla Duraku po i BDI-së, merr portofolin e Ministrisë se re të Sistemit Politik.

Ministrat Dragan Tevdovski, Hazbi Lika dhe Suhejl Fazliu u shkarkuan të mërkurën nga parlamenti, ndërsa Zoran Shapuric e Lupço Nikollovski dhanë dorëheqjen.

Zaev, që fillimisht synonte të merrte edhe postin e Ministrit të Financave për një kohë të caktuar, u tërhoq pas debatesh të ashpra nga opozita, por dhe nga paralajmërimet e Komisionit kundër korrupsionit, qe argumentoi se mbajtja e dy funksioneve paraqet konflikt interesash, transmeton Insajderi.com

Shefi i ekzekutivit e la bosh vendin e ministrit të Financave deri në gjetjen e një kandidati të përshtatshëm për ta drejtuar këtë post të rëndësishëm.

Opozita, si maqedonase edhe ajo shqiptare e kanë quajtur farsë riorganizimin e kabinetit qeveritar të Zaev, ndërkohë që edhe në opinionin publik ka pasur mjaft kritika nga analistët, sipas të cilëve duheshin bërë ndryshime rrënjësore, të largoheshin ministrat e dyshuar për korrupsion e shpërdorim tenderash.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat