Spasovski: Nuk kanë qenë objektiv të gjithë banorët e Lubotenit

Maqedonia

Spasovski: Nuk kanë qenë objektiv të gjithë banorët e Lubotenit

Më: 28 qershor 2019 Në ora: 14:20
Ministri i Punëve të Brendshme Oliver Spasovski

Ministri i Punëve të Brendshme Oliver Spasovski, në seancën e sotme për pyetjet e deputetëve është pyetur në lidhje me aksionin policor në fshatin Luboten të Shkupit, ku u sekuestrua sasi e madhe e duhanit.

Spasovski tha se nga 400-500 shtëpitë kontrolle ka pasur në vetëm 9 objekte dhe se objektiv nuk kanë qenë të gjithë qytetarët, por vetëm ata që sipas tij, kanë bërë tregti ilegale me duhanin.

“E dini se ka ndalesë ligjore për llojin e duhanit ‘virxhinija’. 14 ton janë konfiskuar. Janë marrë 5 makina për prerje të duhanit nga fshati, që është absolutisht e ndaluar”, tha Spasovski.

Ai shtoi se aksioni është udhëhequr për një kohë të gjatë dhe se personat e arrestuar kanë pasur më herët padi penale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat