Kallajxhiev: Gjyqësori duhet të vendosë në bazë të drejtësisë, e jo politikës

Maqedonia

Kallajxhiev: Gjyqësori duhet të vendosë në bazë të drejtësisë, e jo politikës

Më: 28 qershor 2019 Në ora: 16:00
Kryetari i Komitetit të Helsinkit për të Drejtat e Njeriut, Gordan Kallajxhiev

Kryetari i Komitetit të Helsinkit për të Drejtat e Njeriut, Gordan Kallajxhiev, sot deklaroi se gjyqësia duhet të ndalojë të pret vendime nga politika dhe të vendos mbi baza të drejtësisë.

Ai thotë se sistemi i drejtësisë është i ndarë, nga njëra anë është Gjykata e Lartë e nga tjetra Ministria e Drejtësisë, PSP dhe ambasadat e huaja, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Problemi i afatit të Prokurorisë Speciale duhet të zgjidhet me parime, e jo me tifozllëk”.

“Gjyqësia duhet të vendosë në bazë të drejtësisë, e jo sipas politikës. Gjykatësit janë vendosur mes çekanit dhe hekurit. Shteti nuk mund të luaj me fatin e të akuzuarve, në kuptimin se me rregulla ligjore të ndërpritet përndjekja penale, e më pas të vazhdohet”, tha Kallajxhiev.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat