Xhaferi: Deputetët sillen ndryshe në foltore kur janë të pranishme mediumet

Maqedonia

Xhaferi: Deputetët sillen ndryshe në foltore kur janë të pranishme mediumet

Më: 28 qershor 2019 Në ora: 16:21
Talat Xhaferi

Kryetari i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut Talat Xhaferi, thotë se deputetët sillen ndryshe kur janë të pranishme mediumet dhe kamerat janë të kyçura, e ndryshe kur mungojnë ata.

Xhaferi tha se në seancën e djeshme ka drejtuar vërejtje për deputetët të cilët në foltore dalin jashtë teme.

Duke u përgjigjur në pyetjet e gazetarëve në takimin e sotëm, rreth asaj se sa mund të lejohet që në Kuvend të ketë debat jashtë pikave të rendit të ditës, Xhaferi tha se procedura parasheh që çdo deputet duhet të flet rreth pikave të rendit të ditës.

Ai tha se në rast të daljes nga tema, duhet t’ua merr fjalën deputetëve, por shtoi se në raste të tilla krijohen tensione.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat