Shpërdorime në procedurat për ndërtimin e “shkallëve spanjolle”

Maqedonia

Shpërdorime në procedurat për ndërtimin e “shkallëve spanjolle”

Më: 28 qershor 2019 Në ora: 20:46
Foto ilustrim

Mile Janakievski, i dyshuar edhe në rastin e ri të Prokurorisë për krim të organizuar. Prokurorët së bashku me policinë pas procedurës parahetimore që ka zgjatur disa muaj kanë arrestuar 10 persona për keqpërdorim të detyrës zyrtare. Përveç Janakievskit, janë arrestuar edhe nëpunës shtetëror, noterë, ish avokatë shtetëror si dhe një biznesmen. Në mesin e të arrestuarve janë edhe funksionarë aktual të VMRO-DPMNE-së, Dimitar Dimovski, anëtarë i Komitetit ekzekutiv të partisë dhe Dejan Mitrevski, kryetar i komitetit komunal në lagjen Aerodrom. Të gjithë 10 të arrestuarit dyshohen se e kanë dëmtuar buxhetin e shtetit për 2.6 milionë euro gjatë shitjes së katër parcelave ndërtimore atraktive në qendër të Shkupit.

Konkretisht bëhet fjalë për lidhje të kontratave për shpronësimin e truallit në pronësi të Republikës së Maqedonisë, të cilat kontrata më tutje kanë parashikuar obligime kontraktuese, gjegjësisht mospërmbushje të obligimeve nga realizuesi. Por, këto obligime nuk janë respektuar, por edhe pse nuk janë respektuar dhe është parashikuar të sigurohet shteti siç veprohet në çdo kontratë, diçka e tillë është fshehur”- tha Ivana Trajçeva nga  Prokuroria për krim të organizuar.

Prokuroria gjithashtu ka kërkuar të pezullohen nga shitja katër lokacionet ndërsa është kërkuar ngrirja e pronës për të cilën prokurorët dyshojnë se të dyshuarit e kanë fituar në mënyrë joligjore. Sipas prokurorisë, dhjetë të arrestuarit kanë mundësuar lokacione tërheqëse t’i blejnë persona që fare nuk i kanë plotësuar kushtet ndërsa në këto lokacione është dashur të ndërtohen hotele, në bregun e lumit Vardar si dhe ndërtimi i të ashtuquajturave “Shkallët spanjolle” në sheshin e Shkupit. Asnjëri nga projektet nuk është ndërtuar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat