KRRE: Çmimi i energjisë elektrike në Maqedoni mbetet i pandryshuar

Maqedonia

KRRE: Çmimi i energjisë elektrike në Maqedoni mbetet i pandryshuar

Më: 28 qershor 2019 Në ora: 21:42
Foto ilustrim

Çmimi i rrymës nuk do të ndryshojë. Komisioni Rregullator i Energjetikës (KRRE) vendosi që çmimi të mbetet i njëjtë edhe në 12 muajt e ardhshëm. Nga e hëna, amvisëritë me rrymë do të furnizohen nga furnizuesi i përgjithshëm “EVN Houm”.

Me këtë kompletohet procesi i përgjithshëm i liberalizimit të tregut të energjisë. Nuk do ketë destabilizim të çmimeve, ndërsa vërtetim për këtë është publikimi i sotëm i çmimit të vjetër- të ri që do e paguajnë qytetarët, thonë nga KRRE-ja.

“ELEM do të sigurojë stabilitet financiarë pasi me liberalizimin e tregut të energjisë elektrike u krijua hapësirë e madhe që sasi më të mëdha të shiten në tregun e lirë edhe n Maqedoni edhe jashtë vendit me çmime më të larta. Të gjitha këto përfitime janë bartur në këtë vendim për çmimin e energjisë elektrike”, tha Marko Bislimovski, kryetar i KRRE-së.

Në kohën kur në bursat botërore ka rritje të çmimit të energjisë elektrike, Regullatori pohon se në vend nuk ndodhë stabilizim artificial i çmimeve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat