Shentop: Turqia së shpejti do ta ratifikojë protokollin për anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut në NATO

Maqedonia

Shentop: Turqia së shpejti do ta ratifikojë protokollin për anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut në NATO

Më: 29 qershor 2019 Në ora: 15:07
Mustafa Shentop

Kryetari i Kuvendit të madh të Republikës së Turqisë, Mustafa Shentop në lidhje me ratifikimin e protokollit për anëtarësimin e Republikës së Maqedonisë së Veriut në NATO u deklarua se së shpejti do të votohet dhe është në rend dite,

“Për momentin gjendet në rend dite dhe që kur të përfundojë do të ratifikohet nga Kuvendi” tha Shentop.

Krahas Turqisë, protokollin për anëtarësimin e vendit duhet ta ratifikojnë edhe shtetet si Luksemburgu, Islanda, Mbretëria e Bashkuar, Spanja, Shtete e Bashkuara të Amerikës, Italia, Holanda dhe Turqia.

I gjithë procesi i ratifikimit pritet të përfundojë në fund të këtij viti dhe Maqedonia e Veriut në Samitin e NATO-s në Londër të bëhet edhe zyrtarisht anëtare e NATO-s si shteti i 30-të.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat