LSDM: Funksionimi i shtetit të së drejtës paraqet problem të madh për Hristijan Mickoskin

Maqedonia

LSDM: Funksionimi i shtetit të së drejtës paraqet problem të madh për Hristijan Mickoskin

Më: 29 qershor 2019 Në ora: 20:46
ilustrim

Nëpërmjet një njoftimi të LSDM-së thuhet se “Hristijan Mickoskin, i ulur në pallatin e bardhë, simbol i krimit dhe korrupsionit, edhe një herë vërtetoi se cili është problemi më i madh i tij: funksionimi i shtetit të së drejtës dhe PSP-së”.

“Vetëm kjo e tangon Hristijan Mickoski, është i pasigurt dhe mund ta mbrojë krimin e regjimit, krimin e OBRM-PDUKM-së dhe bashkëpunëtorëve të tij”, thonë nga LSDM, njofton Telegrafi Maqedoni.

Nga kjo parti thonë se nuk mund të krahasohet asnjë qeverisje me qeverisjen 11 vjeçare të OBRM-PDUKM-së që shkatërroi shtetin.

“LSDM dhe Zoran Zaev për më pak se dy vite e ngritën vendin, ekonomia u rrit, nga shteti i kapur u bëmë shembull në rajon” thonë nga LSDM.

Sipas LSDM-së, OBRM-PDUKM krijoji regjim dhe largoi vendin nga NATO dhe BE ndërsa LSDM për më pak se dy vite, siç thonë nga kjo parti, bëri më shumë se për 11 vitet e kaluara.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat