Pendarovski: Deri në fund të këtij viti presim ta arrijmë qëllimin, anëtarësimin e plotë në NATO

Maqedonia

Pendarovski: Deri në fund të këtij viti presim ta arrijmë qëllimin, anëtarësimin e plotë në NATO

Më: 30 qershor 2019 Në ora: 09:42
Stevo Pendarovski

Kryetari i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski mori pjesë në ushtrimin ushtarak më të madh në vend të quajtur “Goditja përfundimtare” ku marrin pjesë 2.700 pjesëtarë.

Gjatë kohës së ushtrimit në Manastir qytetarët mund të shihnin pajisjet, armët dhe ushtarët.

Kryetari i vendit, në rrjetin e tij social në ‘Facebook’ shkroi se është nder i veçantë që në ushtrim kanë marrë pjesë edhe pjesëtarë nga ShBA-të.

“Kishim mbi 1.200 ushtarë amerikan në territorin tonë, që është tregues se partneriteti strategjik mes Maqedonisë së Veriut dhe ShBA-ve zgjat, është i suksesshëm, efikas dhe me ndihmën e tyre presim që deri në fund të këtij viti ta arrijmë edhe formalisht qëllimin tonë më të madh strategjik e që është anëtarësimi i plotë në NATO”, shkroi Pendarovski.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat