Shkup, dënohen 34 shoferë që kanë vozitur nën ndikimin e alkoolit

Maqedonia

Shkup, dënohen 34 shoferë që kanë vozitur nën ndikimin e alkoolit

Më: 30 qershor 2019 Në ora: 11:12
Policia

Mbrëmë nga ora 23:00 deri në orën 5:00, Reparti për siguri të komunikacionit rrugor pranë SPB Shkup zbatoi kontroll për zbulimin e shoferëve që drejtojnë makinat nën ndikimin e alkoolit.

Te 32 shoferë është vërtetuar prania e alkoolit në gjak, ndërsa dy shoferë kanë refuzuar të kontrollohet. Të gjithë 34 shoferët janë përjashtuar nga komunikacioni dhe u janë marrë lejet e vozitjes.

Gjatë aksioni të mbrëmshëm janë zbuluar edhe 46 shkelje të tjera në komunikacion ku ka pasur edhe dënime.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat