Shkup: Tradicionalisht vendosen kurora lulesh në Monumentin e fëmijëve refugjatë

Maqedonia

Shkup: Tradicionalisht vendosen kurora lulesh në Monumentin e fëmijëve refugjatë

Më: 30 qershor 2019 Në ora: 12:43
Vendi ku vendosen lulet

Delegacione të shoqatave të maqedonasve dhe fëmijëve refugjatë të bashkuar në Unionin Makedon dhe delegacioni kuvendor i përbërë nga Tatjana Prentoviq dhe Trajço Dimko, sot do të vendosin kurora me lule në Monumentin e fëmijëve refugjatë – viktima nga Lufta qytetare në Greqi në vitin 1946-1949 në parkun “Gruaja luftëtare” në Shkup.

Monumenti i fëmijëve refugjatë është zbuluar më 30 qershor të vitit 1968 kur në Shkup u mbajt takimi i parë botëror i fëmijëve refugjatë. Pas vendosjes së luleve në Monument shënohen 70 vjet nga fundi i Luftës qytetare në Greqi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat