Maqedonia me roaming shumë më të lirë me vendet e Ballkanit

Maqedonia

Maqedonia me roaming shumë më të lirë me vendet e Ballkanit

Më: 30 qershor 2019 Në ora: 16:01
Roaming

Nga dita e nesërme rreth 90 për qind më lirë do lirohet roamingu i vendeve të Ballkanit Perëndimor

Të gjithë qytetarët që këtë verë do të kalojnë në Shqipëri, Kosovë, Mal të Zi, Serbi dhe Bosnjë dhe Hercegovinë do të paguajnë çmime shumë të ulëta në roaming.

Nëse deri sot për një thirrje është paguar 64 denarë për një minutë, nga dita e nesërme do të kushtojë 4.31 denarë. Nëse për thirrjen që ka ardhur deri sot është paguar 25 denarë, tani do të paguhet 2.46 denarë. Për një mesazh të dërguar do të paguhet 2.21 denarë ndërsa deri tash ka qenë 14 denarë.

Uljen më të madhe të çmimeve e ka interneti në roaming. Për një megabajt internet, nëse deri tash është paguar 218 denarë, nga nesër do të kushtojë vetëm një denarë e gjysmë.

Ulja e çmimeve është pjesë e strategjisë për barazimin e e çmimeve me ato të BE-së, ku shërbimet roaming paguhet njëlloj si në shtetin amë. Ulja e çmimeve do të bëhet gradualisht ndërsa qëllimi është që në vitin 2021 të hiqet krejtësisht.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat